Shkenca

Nxënësit i mësojmë dhe përgatisim psikologjikisht dhe shkencërisht që ata të jenë të suksesshëm të aftë për të përballur sfidat që do të kenë në jetë, në studimet e larta dhe në punësim. Veprimtaria mësimore dhe edukative ka synuar dhe ka arritur në vetëdijësimin e nxënësve se arma kryesore është shkenca, zotërimi i saj me themel për të përballuar jetën me sfidat e saj. Ky është mësimi i parë që marrin nxënësit kur vijnë të arsimohen këtu. Aftësimi dhe këmbëngulja e stafit pedagogjik në tërë veprimtarinë mësimore këtë synon. Prandaj kemi kërkesa të larta ndaj mësuesve dhe nxënësve, që mësimi të jetë më objektiva të qarta, që çdo orë t’i pajisë nxënësit me njohuritë maksimale të programit. Këtij qëllimi i shërbejnë edhe orët përforcuese si dhe kurset gjithëvjetore, që nga klasa V deri te klasa XII , të cilat kanë rezultuar shumë të efektshme.

Kontakt

Ju mund te kontaktoni me ne duke ndjekur nje nga menyrat e meposhtme te komunikimit:

Web: www.nenshkruesipavaresise.com
Email: info@nenshkruesipavaresise.com
Tel: 069 20 85 172
Adresa: Lagja "18 Tetori" , Lushnje

Ndajme me te tjeret